Zhdukemi
Shkojmë fluturojmë sipër katedraleve të hirta.
Le të endemi rrugëve gjithë gropa.
Puthemi
Nëpër qoshet e një nate pa rëndësi.
Unë e ti
Gjithmonë në zhdukje e sipër.
Të paqënë
Në përjetësi.