Si varkëza duken natën ishujt
ndaluar mu në mes të detit
një shije të së shkuarës ka fryma e tyre
si ringjallur me magji të ndonjë shtrigani
Nuk ishe ti që flisje për çaste fluturake?
Nuk ishe ti që qaje prej dashurie?
Nuk thoje ti “njerëzit nuk duan urdhra
prej njerëzve-mekanizma në rolin e mbrojtësit”?
Me një cigare si shkumës i gjatë
ngjan me far që penguan anijet...
A nuk më mësove ti t’i rris flokët?
Nëpër vjeturina rrobat e tua kërkoje
Se vlera jonë që thellë nesh ka bërë fole
është jeta e çliruar që deshe të jetoje.
A ka peshq të kuq këtu? Përgjigjmu
brenda në enë uji po mbaron,
A ka peshq të kuq këtu? Përgjigjmu
apo mbetet e zezë gjithçka në fund?
Shqipëroi: Erina Çoku