current location : Lyricf.com
/
Songs
/
Találkozás egy régi szerelemmel [Albanian translation]
Találkozás egy régi szerelemmel [Albanian translation]
turnover time:2024-10-04 22:26:05
Találkozás egy régi szerelemmel [Albanian translation]

Takim me një dashuri të vjetër,

S'di përse, por gjithnjë drithërues...

Me kohë, njeriu gjthcka e sheh me sy tjetër,

Por, se ishte takim i bukur, nuk e mohoj dot.

Më kot e shoh me sy qortues,

Ndryshimi tek ne është i dukshëm,

Njeriu shtanget dhe as nuk matet të flasë,

Ka edhe dashuri të pakurueshme!

Ejani, disa orë rreze drite,

Duhet të jemi përsëri bashkë!

Biseda e madhe po pret akoma,

Ndoshta do merret vesh më në fund, cili ishte gabimi mes nesh.

Ejani, disa orë rreze drite,

Shumë tema të vjetra i cekëm përsëri,

Lamtumira ishte përsëri po aq e vështirë,

Aq sa gjithë herët e tjera kur jemi ndarë.

Takim me një dashuri te vjetër,

Takim i gabuar, por i falshëm,

Me një buzëqeshje të shtrembër njerëzit ndahen,

Duke e ndjerë, se mirë do ishte të qanin.

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by