Ta dish ti ç'pësoi kjo zemër
Ta tregoj unë me kitarë
Kur i pashë dy sytë e bukur
Deri atëhere s'kisha parë
S'kisha parë, s'kisha parë
Ato duar aq të vogla
Mund të luanin me kitarë
Kur i puthën buzët e mia
Lehtë u drodhën si në faj
Si në faj, si në faj
Me mall do ta kujtoj
Atë natë, jo, s'e harroj
U vonova, më the me frikë
Do më shajnë në shtëpi
Sa vite do kalojnë
Atë natë, jo, s'e harroj
Dhe do qeshim unë edhe ti
Do kujtojmë dashurinë...