Thua, dasmen tone,
ate Nentor dikur a e kujton?1
Vello ne floke ti nuk kishe
por nje yll ndriste mbi koke2
Vijne e na zgjohen kujtimet
qe me fjale nuk thuhen dot.
- Refreni
Tek kjo vater bashke i shkuam
dyzet vite dashuri3
Nuk u plakem, por jetuam
jam i lumtur une, e lumtur ti
Miq e shoke kemi prane
ngrihen kenge dhe dolli.
Rinine tone, vite te zjarrte,
ty ta falem ne o Shqiperi.
Grua, shoqja ime
Te ndjej prane ne hall e ne gezim
Mbete gjithnje aq e bukur
Dhe ne shpirt, dhe ne mendim
Udhen e lumtur qe nisem
Zgjasin tej brezat qe vijne
- Refreni
……..
Dyzet vite ne liri
Jam i lumtur une, e lumtur ti.
1. dasma bere ne muajin e Çlirimit2. ylli partizan sepse ende luftohej3. pervjetori i 40te i dasmes perkon me 40 vjetorin e Çlirimit te Atdheut