current location : Lyricf.com
/
Songs
/
Sincero [Albanian translation]
Sincero [Albanian translation]
turnover time:2024-11-07 18:44:25
Sincero [Albanian translation]

Qëllimet e mira, edukimi

Fotoja jote e profilit, mirëdita e mirëmbrëma

Dhe mirënjohja, rrethanat

Pi, nëse do, por bëje me përgjegjshmëri

Vendosi në rregull të gjitha gjërat

Laj dhëmbët dhe mos ndje zili

Mos u anko, se ka dhe më keq

Mos harro se duhet të furnizohesh me benzinë

Por jam vetëm unë

Dhe as që e dija

Desha të bëhesha këngëtar

I këngëve angleze

Kështu askush s'do kuptonte ç'thosha

Të vishesha keq dhe të kaloja gjithmonë në krizë

Por përkundrazi i buzëqesh çdo budallai

Jam i sinqertë, ti ma ke kërkuar

Por nuk të pëlqen më, nuk të pëlqen më

Zgjidh veshjen më të mirë për dasmën

E mikut tënd me sy të trishtë

Shko në palestër të djersitësh fajin

Kërko një mendim anonim dhe alkoolist

Gjej një bar që të jetë kisha jote

Urre dikë për tu ndiher pak më mirë

Urre dikë që duket se është më mirë

Dhe një bir kurve, quaje "vëlla"

Por s'jam veçse unë

S'di kush kujtoja se isha

Desha të bëhesha këngëtar

I këngëve angleze

Kështu askush s'do kuptonte ç'thosha

Të vishesha keq dhe të kaloja gjithmonë në krizë

Por përkundrazi i buzëqesh çdo budallai

Jam i sinqertë, ti ma ke kërkuar

Por nuk të pëlqen më, nuk të pëlqen më

Ule kokën, puno fort

Paguaj taksat, mirë e mirë

Ha bio në pjatë plumbi

Jeto në vend me pashaportë

Dëgjo muzikën e kantautorëve

Bëj një tatuazh, shpreh opinione

Edhe nëse mbytesh

Përgjigju gjithmonë

"Gjithçka në rregull"

Por ti më intereson vërtet

Përtej këtyre ambicieve idiote

Ngjyra jote e preferuar është e gjelbra

Do jemi pleq padyshim, por ndoshta më pak të vetmuar

Desha të bëhesha këngëtar

I këngëve angleze

Kështu askush s'do kuptonte ç'thosha

Të isha i alkoolizuar, të thyeja dhomat

Por përkundrazi tok dorën, si një budalla

Jam i sinqertë, ti ma ke kërkuar

Jam i sinqertë, ti ma ke kërkuar

Por nuk të pëlqen më, nuk të pëlqen më

Nuk të pëlqen

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by