Tani eja me mua
Drejt një bote magjike
Princeshë, ka kohë që zemra jote pret një "po"
Ajo që do zbulosh
Është vërtet e rëndësishme
Dhe tapeti magjik do na shpjerë neve atje
Është bota jonë
Me yjet mund të luash ti
Askush nuk do të thotë që të ndalosh
Është bota jonë gjithmonë
Është bota jonë
Është kaq magjike, si ti
E nëse ngjitem lart, me ty mbi krahë
Një ndjenjë e ëmbël trupin ma përshkon
Është një ndjenjë e ëmbël veç me ty
Çdo gjë që unë kam
Dhe ajo më e shtrenjta
Jo nuk vlen asgjë
Përpara kësaj që po shoh
Është bota jonë
Hapi sytë dhe shiko
Në mes të diamanteve fluturojmë
Kjo është kaq mrekullueshëm
E me shumë fantazi edhe magji
Yje dhe kometa do takoj
Është bota jonë
Kjo përrallë e jona do të jetë
Edhe pse është një ëndërr
Nuk dua të zgjohem më
S'do kthehem më
Kjo botë është vetëm unë dhe ti
Vetëm për ne, për mua dhe ty
Do na gëzojë, s'do na lëndojë
Vetëm për ne, vetëm për ne
Për ne të dy