Pra, Tamatoa s'ka qenë gjithmonë kaq unik.
Ishte i vogël e i zymtë dikur.
Por tani siç më sheh jam bërë kaq fantastik.
Se zemër, jam i bukur.
A të ka thënë gjyshja, dëgjo zemrën tënde?
Ji ajo që je nga brenda?
Veç me dy fjalë unë ta rrëzoj këtë argument.
Gjyshja gënjen!
Më mirë të jesh i Shndritshëm!
Si thesar i një anije piratësh.
Lëre veten të shkëlqej Shndritshëm!
Unë ndriçoj si një gjerdan prej diamantësh.
Sa për të thënë, ti nuk e di.
Peshqit janë kokëbosh.
Ata ndjekin çdo gjë që shkëlqen.
Fillestarët, oh.
Dhe vijnë vetë poshtë, poshtë, poshtë.
Dhe kjo është pjesa që mua m'pëlqen.
Mm, çfarë shkëlqimi.
Nuk dua një vakt të ngurtë.
Ti më dukesh si ushqim i butë.
Shiko, shiko, shiko.
Maui i vogël paska probleme në luk.
Ti budalla mini-gjysmëperëndi.
Auç! Ç'shfaqje e tmerrshme.
Tani gjithçka u duk.
S'je më ai i pari, kupton tani?
Ti ke merita për fillimin tim të ri.
E për tatutë që ke nga jashtë.
Prej teje unë u bëra një vepër arti.
Unë s'fshihem kurrë, nuk mundem.
Jam i Shndritshëm!
Më shiko se si shkëlqej si një diamant
Krekosem me gjithë çfarë kam
I Shndritshëm!
Tani ti për mua s'je më as sfidant.
Kockë e fortë jam
Oh Maui!
Ti tento-to-to
Por një gjysmëperëndi si ti.
S'e mund dot dhjetëkëmbëshin!
Shikoje!
E ke kot, kot, kot.
Sepse unë tani ty do të çoj.
Larg nga kjo botë.
Larg nga ata që t'braktisën.
Duke ndjekur dashurinë e atyre njerëzve.
Që të bëjnë t'jesh i kërkuar.
Ti përpiqesh t'jesh i fortë.
Por mburojën tënde e ke kot.
Maui, le ta shohim nëse ti tani je gati.
S'ke parë kurrë diçka si unë të Shndritshëm!
Nëpër botë unë me qindra gjej sikur ti.
C'est la vie, mon ami.
Jam i Shndritshëm!
Tani unë ty do të t'ha bëhu gati pra.
Veç për mua.
Nuk do jesh kurrë kaq i Shndritshëm!
Do doje t'jesh si unë i Shndritshëm!