current location : Lyricf.com
/
Songs
/
Shiu lyrics
Shiu lyrics
turnover time:2024-10-05 14:49:05
Shiu lyrics

Më lër te t'prek, të ndjej,

Për aq kohë sa ka mbetur.

Dhe fundin ta gënjej,

Mbi fytyren tënde t'fjetur.

Dhe t'vërteten ta mbys,

Në gjakun tim të dehur.

Por buzëqeshja ngrin,

Pas fatkeqsisë sonë është fshehur.

E shiu do t'i lajë mëkatet tona,

do harrojmë netët e vona

Kur ti je shtrirë pranë meje,

më falje dashuri.

Fotografitë në mur një ditë do zbehen.

Nëse shkon e di s'do kthehesh,

prandaj të lutëm rri, veç edhe një natë.

Veç edhe një natë, veç edhe një natë, veç edhe një natë.

A do t'munden buzet tona,

të qeshin me dashuri.

A do të frikesohemi,

të besojmë ne të dy sërish.

Pika shiu n'lëkurën tonë, tek themi lamtumirë.

Vërshojnë çdo prekje, çdo puthje,

në trupat tonë të mpirë.

E ti buzëqesh për të fundit herë.

E shiu do t'i lajë mëkatet tona,

do harrojmë netët e vona.

Kur ti e shtrirë pranë meje,

më falje dashuri.

Fotografitë në mur një ditë do zbehen.

Nëse shkon e di s'do kthehesh,

prandaj të lutëm rri, veç edhe një natë.

Veç edhe një natë, veç edhe një natë, veç edhe një natë.

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by