current location : Lyricf.com
/
Songs
/
Rrofsh sa Mosha e Kesaj Toke lyrics
Rrofsh sa Mosha e Kesaj Toke lyrics
turnover time:2024-10-04 19:23:36
Rrofsh sa Mosha e Kesaj Toke lyrics

Dëgjo, Argjiro shqiponja

këngën, që të sjell gjitonia

çtë ka lezet lëm i këngës

për birin e shtrenjt të zemrës

Moj nëna gjirokastrite

gjiri yt me qumësht drite

dhe mbi gjithë djepet që rrite

çt'i jepje shqipes e dite lum si ne!

Mbas çdo bore në furtunë

ball i malit zbardh më shumë

në çdo thinj të mençurisë

beharët e Shqipërisë

Mes çdo dallge e rrebeshi

sa udhëheqës, aq ushtarë

historia siç të deshi

Komandant dhe Komisar

Shqipërisë, fjale jote

kushtrim dhe flamur epoke

iu bë dritë siç ëndërronte

rrofsh sa moshë e kësaj toke!

Shkon urimi gojë me gojë

shëndet trimit, Enver Hoxhës

se të vërtetës së kohës

i dhe krahët e shqiponjës

Shqipëria, nënë e gjirit

të uron, bir: Jetë të gjatë!

dhe kur thotë: Dita një mijë!

nënës prapë i duket pak!

O majë e malit me borë

që sqas re në sinorë

emri yt gëzim lirie

lule në çdo buzë fëmije

Rrofsh Enver!

Nga Saranda në Tropojë

shkon urimi gojë me gojë

kush ndrit udhën siç do nëna

sa vetë kombit i rreh zemra

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by