Buzët e mia janë tharë dhe eturë
Kërkojnë ujë në asfalt
Kalojnë vetura pranë meje
dhe ti më thua vjen stuhia
dhe me tërheq në një kabaret të lagësht
Ne po ecim në të njejtën rrugë
por qelizat tona janë të ndara
kalojmë nëper qytet magjik
nuk dua ta di çfarë kërkojmë
mjafton të me puthësh dy herë
Luan rulet me mua dhe më humbë
në një përallë makthi
Zëri i insektit tani më është zëri im
Lule e murit, jeta ime
Ti më prenë dhe me hedhë në zbrazësti
Si behët malli histori
Si behët historia heshtje
Pse më shikon pa ndjenja, Roza
më fal, që nuk kuptoj
çfarë thojnë kompjuterat dhe numrimët
Dashuria ime, e qymyrit dhe squfurit
sa të ndryshoi koha
veturat kalojnë mbi neve
dhe unë, në mjegull dhe në stuhi
fle në anë të rruges i uritur
Si behët malli histori
Si behët historia heshtje
Pse më shikon pa ndjenja, Roza
më fal, që nuk kuptoj
çfarë thojnë kompjuterat dhe numrimët