current location : Lyricf.com
/
Songs
/
Πεχλιβάνης [Pehlivanis] [Albanian translation]
Πεχλιβάνης [Pehlivanis] [Albanian translation]
turnover time:2025-01-22 01:43:51
Πεχλιβάνης [Pehlivanis] [Albanian translation]

Teksti: Thanasis Papakostantinus

Një natë do të vijë që së largti

vre aman, aman i ajërt Pehlivanis

që të mos marrësh dot frymë, vre aman, aman

sapo të mbushesh me ajër.

Do të ketë trumzë në flokë, vre aman, aman

dhe përkrenare për vëthë

dhe nëpër gojë do rrotullojë

zhavorre retorike.

Do të zbresë si zotëri, vre aman, aman

si ujk do të zbresë,

që të marrë ngjyrë dhe jetë, vre aman, aman

kopshti i vetmisë.

Bletëzat do të vërdallosen vre aman aman

qark poltronave

dhe uji i kristaltë vre aman, aman

do të rrjedhë prej ekraneve.

Ajër ji ndëshkues, vre aman, aman

edhe lojcak ti ji,

dhe nëse rëndet shpirti im vre aman, aman

të vish e të ma marrësh

që të shohë prej lart, vre aman, aman

të botës plogështi

që të harrohet vre aman, aman

si bora e vjetshme e maleve.

Shqipëroi: Erina Çoku

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by
Show More Comments
Thanasis Papakonstantinou
  • country:Greece
  • Languages:Greek
  • Genre:Rock, Singer-songwriter, Pop-Folk, Folk
  • Wiki:http://el.wikipedia.org/wiki/%CE%98%CE%B1%CE%BD%CE%AC%CF%83%CE%B7%CF%82_%CE%A0%CE%B1%CF%80%CE%B1%CE%BA%CF%89%CE%BD%CF%83%CF%84%CE%B1%CE%BD%CF%84%CE%AF%CE%BD%CE%BF%CF%85
Thanasis Papakonstantinou
Latest update
Copyright 2023-2025 - www.lyricf.com All Rights Reserved