Për një çast më ndali zemra, s’ishe ti
Shpirtin sonte ma trazove përsëri
Më kujtohet sa shumë prisja
Që të ndjeja erën tënde
Kthehu, dhe njëherë unë të të shihja
Ëndrra gjumin ma këputi, e më zgjoi
Mbi nënkresë të ndjeva frymën, ku je ti?
Puthjet ende janë të nxehta
S’na i ftoh dot largësia
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra
Unë dhe ti lusnim natën që dhe pak të zgjaste
Të mos kish agim edhe dielli fare të mos lindte
Vetëm unë dhe ti lusnim natën që pafund të zgjaste
Të mos kish mbarim edhe dielli atë ditë të shuhej
Ndarje të mos kish
Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë
Mos më thuaj, humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja, zemër, netët t’i përcjellim si dikur
Dashuria nis me ty, me ty mbaron
Je kuptimi që merr dita sa fillon
Puthjet ende janë të nxehta
S’na i ftoh dot largësia
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra
Unë dhe ti lusnim natën që dhe pak të zgjaste
Të mos kish agim edhe dielli fare të mos lindte
Vetëm unë dhe ti lusnim natën që pafund të zgjaste
Të mos kish mbarim edhe dielli atë ditë të shuhej
Ndarje të mos kish
Ndarje të mos kish
Unë dhe ti lusnim natën që pafund të zgjaste
Të mos kish mbarim edhe dielli atë ditë të shuhej
Ndarje të mos kish
Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë
Mos më thuaj, humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja, zemër, netët t’i përcjellim si dikur
Mos më thuaj, humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja, zemër, netët t’i përcjellim si dikur
Mos më thuaj, humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja, zemër, eja si dikur, si dikur