Mes teje dhe meje lëvron boshësia,
detet me yje, detet e fshehta.
Si jeton tani, pranvera ime,
e dhembshura ime, e veçanta ime?
Po të duash, po të mundesh, kujtohu për mua,
kujtohu për mua, kujtohu për mua.
Qoftë rastësisht, qoftë veç njëherë, kujtohu për mua,
dashuria ime e gjatë.
Dhe mes teje dhe meje ka shekuj,
çaste dhe vite, ëndrra dhe re.
Dhe unë u them të fluturojne drejt teje,
sepse edhe pas gjithçkaje, unë të dua edhe më fuqishëm.
Si jeton tani, pranvera ime,
ëndrra ime, e veçanta ime?
Unë të uroj lumturi, e mira ime,
Dashuria ime e gjatë.
Unë do të vij të të shpëtoj - vetëm më thirr,
thjesht më thirr, më thirr ndër pëshpërima.
Qoftë përgjithmonë me ty drita e dashurisë sime,
thirrja e dashurisë sime, dhimbja e dashurisë sime.
Vetëm ti mbetsh e njëjta, jeto gjallërisht,
jeto si dielli, jeto me gëzim.
Çfarëdo të ndodhë, ti, të lutem, jeto,
jeto e lumtur përgjithmonë.
Dhe mes meje dhe teje ka shekuj,
çaste dhe vite, ëndrra dhe re.
Dhe unë u them të fluturojne drejt teje,
sepse edhe pas gjithçkaje, unë të dua edhe më fuqishëm.
Qoftë përgjithmonë me ty drita e dashurisë sime,
thirrja e dashurisë sime, dhimbja e dashurisë sime.
Çfarëdo të ndodhë, ti, të lutem, jeto,
jeto e lumtur përgjithmonë.
Qoftë përgjithmonë me ty drita e dashurisë sime,
thirrja e dashurisë sime, dhimbja e dashurisë sime.
Çfarëdo të ndodhë, ti, të lutem, jeto,
jeto e lumtur përgjithmonë,
jeto e lumtur përgjithmonë,
jeto e lumtur përgjithmonë...