Mirëmëngjes, mirëmëngjes, ditë e bukur kaltëron
Mali malin, fusha fushën, zemra zemrën zgjon
Si lumenjë nëpër rrugë, brigjet jeta rreh tani
Ajrin tend, zërin tim i rrëmben në gji
Brezat varg ëndërruan një zgjim ja si ky
Me diellin në zemër me dritë në sy
Mes agimesh të zjarrta hedh shtat brezi im
Si grurin sot mbjell ditët që vijnë
[Refreni]
Gëzimi i jetës përflaket si vezullim në çdo skaj
Ne jemi flladi i ditës së re, jemi agimi i saj

Mirëmëngjes, mirëmëngjes, zëri zërit i uron
Ditë e re, jetë e re vrull të ri kërkon
Në çdo hap çel një këngë, këngë dhe një dashuri
Drejt stacionesh,drejt uzinash ecim unë dhe ti
Brezat varg ëndërruan një gëzim ja si ky