current location : Lyricf.com
/
Songs
/
Nentor, 26 lyrics
Nentor, 26 lyrics
turnover time:2024-10-05 21:06:42
Nentor, 26 lyrics

[Verse 1]

Fundin e ngushtë,buzët e kuqe flakë

Flokët e shtrirë dhe sytë e lyer,ku po shkon?

Ku po shkon? Ku po shkon?

E paduruar , sytë në telefon

Dhe në parfum e dehur sonte ku po shkon?

Ku po shkon? Ku po shkon?

Pse në kinema me shoqet zemër e ke lënë kaq vonë?!

Jo nuk thash se po më tradhëton

Por ku po shkon?

[Chorus]

Ku po shkon , ku po shkon?

Kë po pret kaq gjatë?

Më thuaj ku po shkon , ku po shkon?

Gati është mesnatë

Gjithë ditën si naiv nga ty unë prita

Mbrëmjen t'a kalonim bashkë

Sot që është nëntor 26 , 26

[Verse 2]

Takat e larta,dhe një medalion

Varur në qafë dhuratë e përvjetorit tonë

Ku po shkon? Ku po shkon?

Sytë e zhgënjyer ti m’i injoron

Kokën e ul dhe orën tënde kontrollon

Ku po shkon? Ku po shkon?

Jo nuk jam një tip festiv unë

Asnjëherë s'kam pritur shumë

Por ti po më dhuron një natë pa gjumë

Një natë pa gjumë

[Chorus]

Ku po shkon , ku po shkon?

Kë po pret kaq gjatë?

Më thuaj ku po shkon , ku po shkon?

Gati është mesnatë

Gjithë ditën si naiv nga ty unë prita

Mbrëmjen t'a kalonim bashkë

Sot që është nëntor 26 , 26

[Verse 3]

Tani katër zero ora po shënon

Ditëlindjen time vetëm Facebook e kujton

Asnjëri s’më uron

Si me keqardhje Lucky më lëpin

Me sytë e tij më rikujton besnikerinë

Dashurinë, dashurinë

Nje trokitje vjen nga dera

Kush vallë mund të jetë tani

Zemra do më ndal se për cudi, se për cudi

Janë të gjithë ata që dua

Me dhurata nëpër dua

Dhe nga pas dikush lëviz

Më puth në buzë dhe thotë "Surprizë"

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by