current location : Lyricf.com
/
Songs
/
Nasimi [Albanian [Gheg] translation]
Nasimi [Albanian [Gheg] translation]
turnover time:2024-12-25 03:27:45
Nasimi [Albanian [Gheg] translation]

Te dy alemet i ngërthej Unë

prej asnjenit nuk ngërthehem Unë.

Thesar i pa ndoj mekam jam

në aleme i ngërthyem s'jam.

Shigjeta e harku jam Unë.

I vjetri e i riu jam Unë.

Grimca dielli jam Unë

jam katërshi, pesshi, gjashtshi e ma shumë.

Universin si Fytyrën Tem kundro e pershkruem

po n'përshkrim tandin s'Jam i ngwrthyem.

Kaquba e flakërueme jam

e guri i ngritun n'Qiell jam.

Kur thirrja hyjnore Kun si qilim u shtrue

Alemi gjet' mue me më manifestue.

Prej ktyne shejave m'kishe njoftë Mu

kujdes ama, kto sheja s'më ngërthejnë Mu.

Edhe sot Nesimi, Hashimi a Kurejshi mundem me kén Unë.

Thesar i përjetshëm jam Unë.

Ajetet e Kudretit tem ekzistencën tek Un' e gjejnë

ajetet e Kudretit tem s'un m'ngërthejnë.

S'ngërthehem,

s'ngërthehem

s'ngërthehem Unë!

Thesar i përjetshëm jam Unë

në nji sënduk xhevahiresh s'un ngërthehem Unë.

S'ngërthehem,

s'ngërthehem

s'ngërthehem Unë!

Qenia e ekzistenca janë ajete t'Kudretit tem,

Përjetshmeria asht' esenca- zati jem.

Prej ktij ajeti njifëm Mu!

Veç hap sytë,

prej ajeteve s'ngërthehem Unë.

O robi Jem

Thesar i fshehun jam.

O robi Jem

Jasht i manifestuemi Jam.

O robi Jem

Minierë thesari Jam.

As n'oqeane e as n'miniera

i ngërthyem s'jam.

Hem gëzhoja

e hem thalbi

Jam.

Hem sulltan kijameti

e hem urë sirati

Jam.

Sheqeri e mjalta jam Unë

Dielli e hana jam Unë.

Ruh të tanve i fryej Unë

ama n'ruh s'ngërthehem Unë.

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by
Show More Comments
Sami Yusuf
  • country:United Kingdom
  • Languages:English, Arabic, Persian, Azerbaijani+5 more, Turkish, Hindi, Kurdish (Sorani), Urdu, Punjabi
  • Genre:Nasheed, Singer-songwriter
  • Official site:https://samiyusufofficial.com/
  • Wiki:http://en.wikipedia.org/wiki/Sami_Yusuf
Sami Yusuf
Latest update
Copyright 2023-2024 - www.lyricf.com All Rights Reserved