current location : Lyricf.com
/
Songs
/
Në Haremin Tënd lyrics
Në Haremin Tënd lyrics
turnover time:2025-04-18 22:09:58
Në Haremin Tënd lyrics

Në haremin tënd

ka shumë bukuroshe

që ëndërrojnë të zbusin

kafshën tënde joshëse.

Në haremin tënd

disa kanë thyer kokën

kur nën puthjet e tua

mendonin se kishin në duar gjithë botën.

E unë

sa torollakellakellakellake jam

kur mendoj,

se me mua zemra jote do të ndryshojë.

E unë

sa torollakellakellakellake jam

e sheh pra, prapë në grackën tënde paskam rënë.

Në haremin tënd

mërzia t’tërheq prej hunde

ç’do shqisë tënden ajo e njeh

provoje ta heqësh po deshe

shkunde, shkunde.

Se në haremin tënd

të pret vetëm vetmia

sa herë krahëhapur ta hap derën dhe të thotë:

«Mirëseserdhe shpirt o te shpia».

E unë

sa torollakellakellakellake jam

kur mendoj

të të dua, të të ndreq e të të shpëtoj.

E unë

sa torollakellakellakellake jam

kur mendoj

të të ndreq, të të dua e të të shëroj.

E unë,

aq torollakellakellakellake jo më nuk jam

s’do mendoj, s’do të të shpëtoj

s’do të të ndreq e s’do të të dua

por tek vetmia jote do t’dërgoj.

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by
Show More Comments
Elina Duni
  • country:Albania
  • Languages:Albanian, English, German (Swiss-German/Alemannic), French+3 more, Greek, Armenian, Portuguese
  • Genre:Folk, Jazz, Pop-Folk
  • Official site:http://elinaduni.com/en
  • Wiki:https://en.wikipedia.org/wiki/Elina_Duni
Elina Duni
Latest update
Copyright 2023-2025 - www.lyricf.com All Rights Reserved