[Nënë Tereza]
Nënë Tereza, shkurt, më quaj "N.T."
Jam misionare e bamirësisë M.C.
Tre vija sikur Adidas, dhe po e bëj për Jezusin
Një grua murgeshë-DMC!
E kam një çmim të paqes, por nuk jam miqësore
Ti je 0-për-13 si kandidat
Kam vija sikur DMV-ja
Dhe të jesh unë lyp guxim, por nuk kam D-lakmi!
Nuk do kisha kërkuar një kundërshtar më të mirë në mikrofon
Sesa i ati i psikanalizës. Psych!
Shiko atë kokë veze! Nëna do ca omëlete
Unë jam këtu të plas mendjen prapa nënë-seks kompleksit
Unë dhashë ushqim, shtretër, ilaçe, dhe dushe
Për ata që lebra e mishit ju kishte gëlltitur
Trashëgimia jote është për njerëzit që janë të zemëruar me prindërit e tyre
Duke u ankuar në divan për 200 dollarë në orë!
[Sigmund Frojd]
Shaka që mund të bëj unë për pamjen tënde: të bollshme
Betimi i dëlirësisë tënd: i tepërt
Por mjaft për Mari B
Le të kthehemi tek lënda ime e preferuara: unë!
Unë morra kancer të gojës, nuk u ndihesha i nxehtë
E pata doktorin të më ulë poshtë me një shot morfine
Falënderoje Zotin imagjinar që nuk isha në njërin nga shtretërit e tuaj
Ti veç do të kishe spikatur magji në ballin tim!
Unë i ndihmoj njerëzit që të jetojnë, ti i shikon njerëzit që vdesin
Të marrësh shpirtra për një njeri në qiell!
Ti more nderim që nuk e ke merituar
Ti je akti motër më i rremë që nga Uupi Goldberg!
Ti ishe duke e drejtuar Pimp Projektin e Projekteve
Për ty, Kalkuta do të thoshte Kal-cutta (prejë) një çek!
Mund të shoh përmes teje dhe ti nuk ke shije
Jam duke e luftuar një meshë bashkimi!
[Nënë Tereza]
Ti e quan atë strofë? Super-egoja jote po lëshohet
Duhet të them, Sigmund, po ke rrëshqitje Frojdi
Kam ndërtuar misione të mëdha në emër të shpëtimtarit tim
E gjitha çka ke ndërtuar ti është tolerancë për kokainë
I fiksuar me masturbim, por ti je jashtë biti
Flow-i yt është aq i varfër, saqë më duhet t'i laj këmbët e tij
Ëndrrat janë vendi i vetëm ku do jesh i hatashëm si unë
I bëj rimat e mia të numërohen sikur rruaza në rruzare!
Gjithçka është seks për ty! Pasi që të shkatërroj ty
Më duhet të shkoj dhe të bëj rrëfim veç që qëndrova pranë teje
A do një ardhje të dytë? Do e bekoj mikrofonin përsëri
Do të të përfundoj ty sikur një lutje, nënëdashnor! Amen!
[Sigmund Frojd]
Po e dalloj që flet për veten tënde shumë, është qesharake
Ngaqë ti i fshehë ndjenjat e tua të vërteta sikur të ishin paratë e tjerëve
Një përjashtim në teorinë time! Nuk mund ta besoj dot!
Ja ku e kemi një nënë që askush nuk dëshiron që të fle me të
Ti e pate një mesazh të bukur, por metodat e tuaja ishin të neveritshme
Kam parë kujdestari më të mirë për perime organike!
Të gjitha këto xhitone dhe tym dhe mrekulli
Vërtetë beson në këto gjëra? Ti je histerike!
Unë e kam libidonë që të vazhdoj për të mposhtur ty
Por koha jonë ka mbaruar, Tereza.