S'është hera e parë
Që ditët zgjasin sa një shekull
Dhe ne të dy...
që po ngrimë si një kujtim
Më thuaj një fjalë
Të lutem, hiqma sysh këtë mjegull
Mes syve të tu, e kam humbur yllin tim
Të them të drejtën jam e lodhur
Të them të drejtën jo nuk mundem më
Edhe një ditë, edhe një natë
Pse t'a shtymë si të pangopur me asgjë
REF:
Mos më ndal
Të kërkoj një botë me sytë e mi
Mos më fal
Nëse gaboj, nuk do ndaloj
Nëse bie, ngrihem përsëri
Unë edhe ti,
pjesë e një ndjenje të verbuar
Prapë ne të dy,
Një mrekulli na mban në këmbë
Nuk është çudi
Që heshtja të na djeg në duar
Mua dhe ty
Që sa ka nisur të na dhemb
Të them të drejtën jam e trembur
Por e drejta nuk do flej mbi ne
Një orë më shumë, një orë më pak
Gjersa të mledh guxim të nis një rrugë të re
REF:
Mos më ndal
te kërkoj një botë me sytë e mi
Mos më fal
Nëse gaboj, nuk do ndaloj
Nëse bie, ngrihem përsëri
Ti me shiko, të më shikosh
si të jem thjesht një nostalgji
Për ty....
Ti më premto, ti më premto
Se ky mall do të ngri si qelq në sy
Pasqyrë për ne të dy
Mos më ndal
Të kërkoj një botë me sytë e mi
REF:
Mos më ndal
te kërkoj një botë me sytë e mi
Mos më fal
Nëse gaboj, nuk do ndaloj
Nëse bie, ngrihem përseri
Dhe nëse bie, ngrihem përseri (2x)