Moj Hatixhe, moj n'shami t'kuqe,
Ti ngjyn nona majo flokt a kuqe. (2X)
Flokt e kuqe ti shitoft zana,
A po t'dhimen o baba e nona? (2X)
Baba, nona, dy vllaznija,
Shkoj te burri o m'rrok pleqnija. (2X)
Shkoj te burri, m'rrok pleqnija,
Për kanaci m'rrokin o fmija (2X)
Për kanaci o m'rrokin o fmija,
Lypin o buken o argashtija. (2X)
Lypin o buken o argashtija,
Mall i kom o tezhat e mira. (2X)