Dua të ndal, thuaj një fjalë
Këtë peshë s'mund ta mbaj
Zemrën e gënjej
Kam frikë të mbetem vetëm
Dua të flas, thuaj një fjalë
Emri im s'është mëkat
Do të shkosh pas pak
Është nata jonë e fundit
Kur të jesh larg
Do të djeg në shpirt një zjarr
Kur të jesh larg
Dhe një yll do vdes çdo natë
Kur të jesh larg
Do të thuash se s'të kam
Loti i fundit kur të dalë
Do të thahet dalëngadalë
Vetëm një çast,dua të ndal
Çdo kujtim ka një fjalë
Sa vështirë e kam
Të ndjej që jam e vetme
Ëndërra u ndal! Ndjehem në faj
Ishte ëndërr pa fat
S'do të jemi peng
Do jemi ne të huaj
Kur të jesh larg
Do të djeg në shpirt një zjarr
Kur të jesh larg
Dhe një yll do vdes çdo natë
Kur të jesh larg
Do të thuash se s'të kam
Loti i fundit kur të dalë
Do të thahet dalëngadalë
Dua të ndal, thuaj një fjalë
Këtë peshë s'mund ta mbaj
Do të shkosh pas pak
Është nata jonë e fundit
Kur të jesh larg
Do të djeg në shpirt një zjarr
Kur të jesh larg
Dhe një yll do vdes çdo natë
Kur të jesh larg
Do të thuash se s'të kam
Loti i fundit kur të dalë
Do të thahet dalëngadalë