Nuk do t'i ndryshosh
Janë dashuria
Të brishta por pastaj
Më të forta se ne
Nuk do t'i ndryshosh
Janë drita
Janë poezia
Ajo që çdo natë
Do shkruash për të
Gratë dashurojnë me gjithë shpirt
Me sy mbyllur rrinë atje duke ëndërruar
Kur premtojnë, e di
Nuk tradhëtojnë kurrë
Gratë dashurojnë dhe të falin
Vogëlushe gjithmonë të komplikuara
Që fshihen
Pas një "jo-je" të thjeshtë
Gratë janë puthja e një mbrëmjeje
Aroma e pranverës
Që ti do kërkosh
Në Kapri me të
Gratë jetojnë mbi një re
Në botë e tyre prej iluzionesh
Dhe kur janë në telashe
Nuk e pranojnë kurrë
Gratë dashurojnë
Dhe kur dashurojnë
E bëjnë pa ndrojtje
Sepse është dashuri
Gratë dashurojnë pa një logjikë
Atë univers nuk mund ta kuptosh
Por pastaj qeshin
Zemra tashmë ka thënë "po"
Gratë shtiren por nëse të duan
Askush në botë s'mund t'i ndalë
Dashurinë e vêrtetë, e di
Nuk e fshehin kurrë
Gratë janë puthja e një mbrëmjeje
Një muzikë e lehtë
Që t'i do ta vallëzosh
Vetëm me të
Gratë dashurojnë, dashurojnë, dashurojnë
Gratë dashurojnë
Dhe nëse të duan
Askush në botë nuk mund t'i ndalë
Sepse në dashuri nuk dorëzohen kurrë
Gratë janë puthja e një mbrëmjeje
Çmenduritë që do ribëje sërish
Vetëm për të
Vetëm me të
Gratë dashurojnë...