current location : Lyricf.com
/
Songs
/
La guerra di Piero [Albanian translation]
La guerra di Piero [Albanian translation]
turnover time:2024-09-06 02:55:02
La guerra di Piero [Albanian translation]

Prehesh i varrosur nën një fushë pjellore

sipër eshtrave që të bëjnë roje

nuk ke trëndafila apo tulipanë

por me mijra lulëkuqe janë.

Përroit tim brigjeve përgjatë

dua të zbresë rrezja e artë

jo më kufomat e ushtarëve të vrarë

që mbi krahët e saj rryma i ka marrë.

Ishte dimër kur kështu the

dhe si te tjerët drejt e në ferr

u nise i trishtuar por nga një zor

era në fytyrë tė pështynte borë

Ndalo Pirro mos shko më tutje

lëre pak erën të të shkundte

të të sjellë lajmin mbi ata që u vranë

në këmbim të gurëvarri jetën e dhanë

Por ti se dëgjoje dhe koha shkonte

dalëngadalë stina ndërronte

erdh çasti e rrugën e kufirit more

në një ditë të bukur pranverore

Dhe ndërsa marshoje e zemra të buçiste

në fund të luginës sheh dikë që priste

i cili ndjehej po ashtu si ti

por uniformën e kish tjetërsi

Shtii Pirro, shtii tashti

e pas një të shtëne shtii përsëri

deri sa të mos ketë më fuqi

e të bjerë në tokë mbi gjakun e tij.

Dhe nëse e qëlloj në ballë a në zemër

nuk do të ketë më kohë të bëjë gjë tjetër

ndërsa mua kohë do të më ketë mbetur

tė shoh sytë e një njeriu që është në të vdekur

E ndërsa ti kështu je duke menduar

ai kthehet të sheh e i friksuar

rrok armën e vet e shtin

nuk ta kthen zemergjërsinë

Në tokë bjen pa nxjerrur zë

për një çast të vetëm kuptove tashmë

që koha nuk kishte për të të mjaftuar

falje për mëkatet për të kërkuar

Në tokë bjen pa nxjerrur zë

për një çast të vetëm kuptove tashmë

që jeta jote mbaronte asaj dite

e kthim prapa më s´mund të kishte

E dashurza ime për të vdekur në maj

duhet shumë tepër kurajë

E bukurzë moj në ferr me vullnet

kisha shkuar në dimër vetë

E ndërsa dëshmitar i qëndronte ara

nëpër duar shtrënguar qe arma

nëpër gojë shtrënguar qenë fjalë

tepër të rënda jashtë për të dalë

Prehesh i varrosur nën një fushë pjellore

sipër eshtrave që të bėjnë roje

nuk ke trëndafila apo tulipanë

por me mijra lulëkuqe janë.

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by