Gjethet pikonin
Mbrëmja e kaltër ish
Era, era e vjeshtës
Më zgjoi kujtimin e dashurisë
Fjalët "të dua"
Zemra i tha për ty
Dritat qyteti ndezi
Për ne të dy
Të kisha pritur, ja ku erdhe
Me hap të lehtë plot dashuri
Në sytë e bukur yjet ndrinin
Si një pranverë ishe ti
Mes dashurive zjarr që s'shuhet
Si këngë jete rritemi ne
Dy zemrat rrahin si një zemër
Në kraharorin e jetës së re