M' kambë Djelmni, për ty sod dita
ia ka mbërri, vrapo përpara!
si mos kurr ague ka drita:
për liri, për fat t'mbara.
Djel'e burra te vrapojmë
Kush asht gjallë, i ri e plak
A Kosovën ta shlirojm,
A t'a lajmë token me gjak!
Shqâun s'e lamë mâ t'na sundojë
E tri-ngjyrishin n'vende tona,
Nuk e duem, jo qi t'valojë,
Shqip kah flitet asht e jona.
Djel'e burra te vrapojmë.
Nuk durojm mâ kurr për s'gjallit
Skllav e t'damun vlla-me-vlla!
Kosovar, sokola t'malit
S'na ka hije t'rrijme nên shqâ
Djel'e burra te vrapojmë.
Edhe shipja me dy krêna,
Tuj fluturue me ndihëm t'Zotit
Do t'mbretnojë prap mbi kta dhéna
Sikur dikurë mbretnue pat motit.
Djel'e burra te vrapojmë.