current location : Lyricf.com
/
Songs
/
Kalorësi i natës [English translation]
Kalorësi i natës [English translation]
turnover time:2024-10-05 09:43:58
Kalorësi i natës [English translation]

Mbi lëkurën tënde, si nje mendim kaloj,

jam e ngrirë, jo nuk kam forcë të veproj

Qënien time, ti kërkon, sot ta bësh kështjellë,

asnjë tjetër, s’do guxojë ta pushtojë

Sytë e tu, si pranga më shtrëngojnë, ti egër ledhaton

Brenda trupit tim, do t'gjesh mburojë, kur gjaku të pulësoje

Aq fort…

Dua veç një shenjë, shpirtin dorëzoj

Ty kalorës, që vjen nga larg, të ndjej,

Sonte të lejoj, veten tradhëtoj

Lutem të më mbrojë, kjo natë

O shenjë e artë

Më mbaj në krahë

Endërr.. Mëkat..Më merr...

Frymë më fal

Bota u ndal

Vetëm një natë ...

Fryma ime të mbështjell si një dritë e ftohtë, i magjepsur, nuk ke forcë të veprosh

Dikush tjetër, ty kalorës, të ëndërron, por askush, jo ty nuk duhet të shohë

Ti leviz ngadalë si një vegim .. aromë e fshehtë me zgjon

Kjo betejë e heshtur më mundon…në qiell hëna rënkon

Dua veç një shenjë, shpirtin dorëzoj

Lord im, i humbur në natë, të ndjej

Sonte të lejoj, veten tradhëtoj

Lutem të më mbrojë, kjo natë

Më mbaj në krahë…

Frymë më fal

Vetëm një natë…

Endërr mëkat…

Bota u ndal

Vetëm një natë…

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by