Sonte nuk te kam ëndërruar,
sonte nuk te kam dashuruar,
sonte kur vetem kjo kenge
për ty me ka mbetur,
dije që vete e kam zgjedhur
Vitet dhe koha tej shtyhet,
mirë jam nese per mua pyet,
paratë dhe koha
jane ato qe kam nevoje,
Nuk je ti ajo qe kerkoj
REFRENI
Kur vjen tetori dhe shiu filloi,
une ulem mbi shtrat
dhe per te mendoj,
dhe turp nuk eshte te perloten sytë e mi,
dashurisë se vjetër ti shkruaj poezi
Unë e di shume larg nga sytë
cdo gje eshte larg zemres,
por te harroj nuk eshte e mundur,
qoshet e të gjitha rrugëve
eh ku te kam puthur