Brenda në Tiranë
afër një spitali
ç’u vra Qemal Stafa
një trim nga të malit.
Ce ndoqën nga mbrapa
spiunët e djallit
luftoi me patllakë
gjersa i doli xhani.
Nëna e tij plakë
shkon e qan tek varri
ngrehu Qemal i thotë
ç’bën tek varri Bamit.
Dje më erdhi karta
nga trimat e malit
ngrehu të keqen nëna
të duan partizanët.
Kam marr tre plagë
plumba italiani
të më merret haka
gjakun mos ma falni.
Popullit shëndenë
u vra si luani
nënë lamtumirë
i thotë Qemali.