Hëna nuk ndriçon,
Dielli rreze nuk lëshon,
Gjithçka ka ndryshu
Prej ditës kur ke shku,
Vetëm lot e mia s'kanë pushu.
Sa dua ta di
Me cilën jeton Ti,
Të kujtohem apo krejt m'ke fshi...
Jetoj unë vetëm për një çast,
Jetoj një here të jemi bashkë,
Bota le të bëjë sehir,
Le të flasin keq e mirë,
Zemra ime pa ty është veshtirë
Ti i lumtur je,
Hallet e mia nuk i ke,
Sikur pak ta dish
Menjëherë te unë do t'vish
E gjithë jetën me mua do t'rrish.
Sa dua ta di
Me cilën jeton tani
Të kujtohem apo krejt m'ke fshi
Jetoj unë vetëm për një çast,
Jetoj një herë të jemi bashkë,
Bota le të bëjë sehir,
Le të flasin keq e mirë,
Zemra ime pa ty është vështirë
Zemra ime pa ty është vështirë.