Stepen buzët, dridhet zëri
Fjalët po më lidhen nyje në fyt
Nuk e besoja unë i mjeri
Që për cdo fillim gjithmonë ka një fund
Dhe prita, dhe mbolla
Një farëz që nuk do mbinte kurrë
I mposhtur dëshmova lirinë e saj
Nuk ka sekondë që frymarrjen s’ma ndal
Nuk ka minutë që nuk dua të vdes
Jo nuk ka orë që nuk tretem në mall
Jo nuk ka ditë që dorëzohem ta pres
Dhe nuk ka natë që në ëndërr s’më merr
Nuk ka javë që ndërgjegja s’më vret
Nuk ka muaj, nuk ka stinë
Nuk ka vit jo, shekull, JETË
Mendja ime arratiset
Nëpër vendet që nuk shkela me ty
Zemra si një orë kurdiset
Dhe ndalon sa herë që ti s’je aty
Jam lodhur nga vetja
Jam lodhur nga kjo dreq agoni
Jam vyshkur nga etja, për sytë e saj