Ç'është ai gjok i kuq e i bardhë
Nga beteja sjell haberin
Heu, mespërmes bjeshkës i bie
Fill i vetëm pa luftarin
Si dori i lashtë legjendash
Ai po vjen me vrap drejt pragut
Heu, as ujëvarat e Valbonës
Nuk ja lajnë rrëketë e gjakut
Jakup Ferri, mor ku je
Thërrasin malet me piskamë
Tridhjet krena i kam pre
Me shtatë plagë po rri në kambë
Ndal doriu në shteg të oborrit
Shkumbë nga goja, hingëllima
Heu, mbeti trimi në fushë t'mejdanit
Gjakun e tij e pi lëndina
Rri mbështet si shkrep mbi mal
Rrjedhën lumi valë gjak
Heu, sytë i ka ai tek vatani
Jakup Ferri me bajrak
Jakup Ferri, mor ku je
Thërrasin malet me piskamë
Tridhjet krena i kam pre
Me shtatë plagë po rri në kambë