current location : Lyricf.com
/
Songs
/
Into The Void [Albanian translation]
Into The Void [Albanian translation]
turnover time:2024-09-28 08:14:07
Into The Void [Albanian translation]

Motorat e raketës duke djegur karburant shumë shpejtë

Lartë në qiellin e natës ata shpërthehen

Përmes gjithësisë motorat rënkojnë

A mund të jetë fundi i njerëzimit dhe kohës

Përsëri në Tokë flaka e jetës digjet ulët

Gjithkund ka vuajtje dhe mjerim

Ndotja e shkatrron ajrin, tokën, dhe detin

Njeriu përgaditet ta takoj fatin e tij

Motorat e raketës duke djegur karburant shumë shpejtë

Lartë në qiellin e zi të gjërë

Metali digjet përmes atmosferës

Toka mbetet në shqetësim, urrejtje dhe frikë

Me betejat të këqija që vazhdojnë të ndodhin

Raketat fluturojnë deri te dielli që shkëlqen

Përmes perandorive e zbrazëtisë së përjetshme

Liri nga vetvrasja finale

Luftëtarët e lirisë u dërguan te dielli

Të ikin nga mendjet e lara dhe ndotja

E lëjnë tokën në të gjithë mëkatin dhe urrejtjen e saj

Të gjejnë një botë tjetër ku liria pret

Kaluan yjet në fushat e zbrazëtisë të lashtë

Përmes mburojave të errësirës ku ata gjejnë

Dashuri mbi një tokë, një botë të panjohur

Ku bijtë e lirisë e bëjnë shtëpi

E lëjnë tokën Satanit dhe skllevërve të tij

I lëjnë ata në ardhmen e tyre në varre

E krijojnë një shtëpi ku dashuria qëndron

Paqe dhe lumturi për çdo ditë

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by