Ajo gjëndet anë e mbanë
Shkrëtetira, oqeanë
Ajo fle në shpirt në zemër përjetësisht
Ajo ndez një ngjyrë çdo ditë
Ajo zgjon dhe perënditë
Për ta thenë më thjesht
Nuk ka rëndesi a je në dush a në makinë
Ajo s’të lë një çast të ndihesh vetëm
Ajo është drogë, alkol, cigarë edhe benzinë
Adrenalinë më shumë se gjithçka tjetër
Jo, nuk të buzëqesh gjithmonë
Ndonjeherë dhe të trishton
Ndonjeherë të le pa gjumë dhe pastaj të qetëson
E vërtetë dhe iluzion, marrëzi dhe emocion
Përgjithmonë
Ref.:
Imagjino, sa gri do ishte jeta pa muzikë
Ti vetëm imagjino, një diell të ftohtë dhe pa një rrezë dritë
Oh, vetëm imagjino
Ajo nuk ka nevojë nga ty për orientim
Ajo nuk ka nevoje për lejën tënde
Ajo është tempull ku çdo zemër gjen strehim
Një mike e sinqertë për shpirt dhe mëndje
Jo, nuk të buzëqesh gjithmonë
Ndonjeherë dhe të trishton
Ndonjeherë të le pa gjumë dhe pastaj të qetëson
E vërtetë dhe iluzion, marrëzi dhe emocion
Përgjithmonë
Ref.:
Imagjino, sa gri do ishte jeta pa muzikë
Ti vetëm imagjino, një diell të ftohtë dhe pa një rrezë dritë
Oh, vetëm imagjino
Imagjino ...
Mm, mm, imagjino ...
Ajo gjëndet anë e mbanë
Shkrëtetira, oqeanë
Ajo fle ne shpirt në zemër përjetësisht
Ajo ndez një ngjyrë çdo ditë
Ajo zgjon dhe perënditë
Ref.:
Imagjino, sa gri do ishte jeta pa muzikë
Ti vetëm imagjino, një diell të ftohtë dhe pa një rrezë dritë
Oh, vetëm imagjino