Syt' e përvujtshëm t'mijë
ma jabanxhi se ma herët janë bâ
e sevdasë qi e kom në gji
dhimta hiç s'asht tu ju dâ.
E prej dhimtës qi n'shpirt e kam
sytë me voetje m'janë mbushë mu
lëngatë të thellë në zemër kam
s'jam tuj dijtë ça o tu u bâ me mu.
O dost i shpirtit, nata shpirtin
sonte ma ka perqafu
n'fshehtësi kom nis vajin
për at qi asht i lidhun ngusht me mu.
Nëper kto errësina t'vetmueme
derman gjemi dertit n'mu
se kto dhimt' e zemrës teme
shumë, shumë janë tu u thellu.