Ja, rodhën vitet varg,
Si atëhere, në rini,
U mblodhem prapë këtu,
O shkolla e rinisë,
Klasa jonë, banga jonë,
Sa përmallim!
Zemë vendet si dikur,
Dhe përgjigjemi njëzëri
edhe për Ju
O, shoqet tona!
Nuk mungoni asnjeherë
Ju midis nesh.
Ja po ju shoh,
Në barrikadat zjarr,
S'ju drodh qerpiku,
Gjithmonë me ne jeni në radhë!
Ja po ju shoh,
Në barrikadat zjarr,
Vitet shkojnë tutje,
dhe ju, përherë, edhe më pranë.
Ref.
Lule vajza, lule maji,
Lule, yje-zjarr!
Këngën tuaj e këndon
Atdheu mbarë.
Lule vajza, lule maji,
Lule, yje-zjarr!
Veprën tuaj e vazhdojnë
brezat mbarë.
Në moshën tuaj janë,
Vajzat tona yll e dritë
Sot rritur në liri;
Jetën vetë e ndërtojnë
E krijojnë dhe e mbrojnë
Me dashuri.
Lum ne që i rritëm,
Shtatlastare, trimeresha, duararta.
O, shoqet tona!
Nuk mungoni asnjeherë
ju midis nesh.
Ja, po ju shoh
Aksioneve prapë në ballë,
Me vajzat tona
Gjithmonë me ne jeni në rradhe.
Ja po ju shoh,
Aksioneve prapë në ballë,
Vitet shkojnë tutje,
Dhe ju përherë edhe me pranë.
Ref.