Ja, po shkoj
Pa thënë asgjë
Pa u kthyer pas
Pa u ankuar
Pa marrë asgjë
Pa dhënë gjë
Rruga është ndarë, pa u parë po shkoj
Asnjë hatërmbetje, asnjë pendesë s'kam në zemër
Eci sikur të jem pranë teje
Zëri yt largohet në çdo hap timin
Po shkoj pa lënë gjurmë këmbësh
Teli që u fut në zemrën time, nuk e theu atë
Zogu i shpirtit nga kënga nuk u lodh
Askush nuk më ka përqafuar si ty
Po shkoj pa u fikur drita jonë.