Si sot nje vit më parë jam martuar
dhe të lumturojmë ne
dikur isha çapkene por jam shtruar
nisa une me familje një jetë të re
kam qenë në rini shpesh gëzuar
ambel qeshën sytë e mi
por sot me një gëzim të madh jam zgjuar
ndiejva ndoshta ma të shtrenjtën lumtuni
Ref.
Dua të këndoj, gjithë botën t'a lajmëroj
o miq të mi, më lindi një fëmijë
unë e ëndërroj, mezi pres që t'a shikoj
t'a përkëdhel ta puth me dashuni
dua të vallëzoj, gjith' botën unë ta përqafoj
trashëgimtari im jehon
trala-la-la-la-lal-la
më t'lumtur ska
se mua mami po më thotë
me lulëzim edhe shkëlqim
edhe natyra po m'uron
Fëmija eshte shpresa e shtëpisë
t'ardhmen tonë e përshëndet
dhe vjen me gaz ky fryt i dashunisë
and'rra e çdo zemre që me mall e pret
prandaj dhe unë e dua aq shumë
porsi drita e syve t'mi
kur ndoshta do më ler edhe pa gjumë
vetun do t'a mbaj në krah me dhembshuri
Ref.
Dua…