current location : Lyricf.com
/
Songs
/
E Bukura [Belle] lyrics
E Bukura [Belle] lyrics
turnover time:2025-04-10 12:01:25
E Bukura [Belle] lyrics

E Bukura: I gjithë ky është një vend i bukur

Dhe çdo ditë është njësoj si dje

Dhe kështu jetojnë këta njerëz

Plot me thjeshtësi

Burri 1: Mirëmëngjes

Burri 2: Mirëmëngjes

Gruaja 1: Mirëmëngjes

Burri 3: Mirëmëngjes

Burri 4: Mirëmëngjes

E Bukura: Ja dhe bukëpjekësi me një tabaka

Të njëjtën bukë do të shes

Që ditën që erdha, jo

Nuk ka ndryshuar kurrë

Dhe çfarë jete është kjo këtu?

Bukëpjekësi: Mirëmëngjes, E Bukur

E Bukura: Mirëmëngjes, zotëri

Bukëpjekësi: Ku po shkon?

E Bukura: Në librari,

sapo mbarova një përrallë të mrekullueshme

Bukëpjekësi: Po, po

E Bukura: Me një fasule dhe një...

Bukëpjekësi: Mari, bukën, shpejt, nxito

Banorët: Kjo vajzë është vërtet e çuditshme shumë

E përhumbur shkon e vjen

Gruaja: Jo, ajo nuk ngjan me ne

Berberi: Shikon veç punën e saj

Banorët: Mendja saj e bukur

Koka fluturon

Burri 1: Mirëmëngjes

Gruaja 1: I mbarë

Burri 1: Po nga familja?

Gruaja 2: Mirëmëngjes

Burri 2: Mirëmëngjes

Gruaja 2: Si jeni ju?

Gruaja 3: Dua gjashtë vezë

Burri 3: Është shumë i shtrenjtë

E Bukura: Jeta ime sigurt do ndryshojë

LibraShitësi: Ah, E Bukur

E Bukura: Mirëmëngjes, erdha t'iu kthej librin tuaj

LibraShitësi: E mbarove kaq shpejt?

E Bukura: E lexova të tërin me një frymë

Keni ndonjë gjë të re?

LibraShitësi: Po ti dje ishe këtu

E Bukura: S'ka gjë. Nëse më lejoni, do të marr këtë

LibraShitësi: Do këtë? Po e ke lexuar dy herë

E Bukura: Është libri im i preferuar

Vende ekzotike, duele me shpata, magjira,

princër misterioz

LibraShitësi: Nëse të pëlqen kaq shumë, po ta dhuroj

E Bukura: Por zotëri...

LibraShitësi: Ngul këmbë

E Bukura: Atëherë, faleminderit

Faleminderit nga zemra

Banorët: Është kjo vajzë vërtet shumë e veçantë

Dhe lexon shumë, është me virtyt

Kushedi çfarë ëndërron

As nuk di ajo ku shkon

Asnjë tjetër jo nuk ka këtu si ajo

E Bukura: Oh, unë po ëndërroj

Është ky çast që dua shumë, sepse

Ajo tani dashurohet

Dhe pas pak do të zbulojë se ai është princi i saj

Gruaja: Dhe emri i saj është si një ëmbëlsirë

Më i ëmbël se krem karamel

Shitësi: Ka kjo vajzë një karakter

Të çuditshëm me t'vërtetë

Është shumë ndryshe nga të gjithë këtu

Banorët: Jo, s'është aspak ashtu si ne

Nuk ngjan aspak ajo. E Bukura

LeTont: Dreq o punë! Qëlloke në shenjë, Gaston

Ti je gjahtari më i madh në mbretëri

Gastoni: Po pra

LeTont: Asnjë bishë nuk shpëton dot prej teje

Madje asnjë vajzë

Gastoni: Të lumtë goja, LeTont

Dhe tani do tregoj se kush është gjahu im i ardhshëm

LeTont: Kush? Vajza e shpikësit?

Gastoni: Pikërisht ajo do t'jetë fatlumja që do të marr për grua

LeTont: Por ajo...

Gastoni: Vajza më e mirë e qytetit

LeTont: Po, e di

Gastoni: A nuk është më e mira?

A nuk e meritoj vallë më të mirën?

LeTont: Vajza e shpikësit?

Gastoni: Të thashë unë ty menjëherë porsa e pashë

Nuk është e mundur të gabosh

Më të bukur se ajo

Më të pashëm se unë s'ka

Të martohem unë me të dua vërtet

Bimbetet: Ai, o Zot, jo mos u dridh

Zotëri Gaston, shumë elegant

Jo mos u çmend ti zemra ime

Nuk ka jo mashkull më të fortë se ai

Burri 1: 'Njatjeta

Burri 2: Ditë të mbarë

Gruaja 1: Kjo buka është e fortë

Burri 3: Po peshku?

Burri 4: Po, sigurisht

Gruaja 2: Si është rrushi?

Gruaja 3: Dy kile

Gastoni: Më hapni rrugën

Burri 4: Ku është thika ime?

Burri 5: Gaboheni, zonjë

E Bukura: Kjo jetë do m'japë mua më shumë

Gastoni: Ta dish që nusja ime do t'jesh ti

Banorët: Shikoni, ç'vajzë vërtet e çuditshme

S'ka më të bukur se ajo

Por jo asnjeri këtu

Atë nuk do ta kuptojë

Këtë tip origjinal të saj

Është e çuditshme, është e veçantë

E pazakontë, e vetmja ajo

E Bukura

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by
Show More Comments
Beauty and the Beast (OST)
  • country:United States
  • Languages:Spanish, French, Chinese, English+31 more, Danish, Italian, Finnish, Hebrew, Croatian, Turkish, Dutch, Bulgarian, German, Indonesian, Hungarian, Chinese (Cantonese), Czech, Arabic (other varieties), Hindi, Russian, Polish, Japanese, Greek, Norwegian, Ukrainian, Albanian, Romanian, Swedish, Icelandic, Thai, Kazakh, Persian, Korean, Armenian, Portuguese
  • Genre:Children's Music, Soundtrack
  • Wiki:http://en.wikipedia.org/wiki/Beauty_and_the_Beast_%281991_film%29
Beauty and the Beast (OST)
Latest update
Copyright 2023-2025 - www.lyricf.com All Rights Reserved