Dy gardenia për ty
Me to dua të them:
Të dua, të adhuroj, jeta ime
Dhuroju gjithë kujdesin tënd
Sepse janë zemra jote
dhe imja
Dy gardenia për ty
Që do mbajnë gjithë zjarrin
e një puthjeje
Të puthjeve që të dhashë
Që asnjëherë nuk do t'i gjesh
Në një tjetër dashuri
Përkrah teje do jetojnë
Dhe do të të flasin
Sikur të ishe me mua
Dhe do besosh
Se po të thonë: "të dua"
Por nëse ndonjë mbrëmje
Gardeniat e dashurisë sime
Do vdesin
Do ndodhë se do kenë kuptuar
Se dashuria jote ka mbaruar
Se një tjetër ekziston