Kemi ecur bashkë ne të dy
nëpër vite krahë për krahë
nuk e patëm lehtë kurdoherë
çdo gjë bashkë të dy e ndajmë
Para teje ndal mendimi im
Dashuri përsëri unë ndiej
vitet ikin, ikin dhe të tjera vijnë
prapë i ri për mua je
Zemra-zemrës kur i flet
mijëra fjalë janë aty
dashuria kur është e thjeshtë
ajo vetëm sjell lumturi
Krahë për krahë ne përsëri
do të ecim pa mbarim
gjithmonë veten ndiej më të re
kur me mua je shoku im