Ditët e mërzise janë si shiu i vjeshtës
Gjethet e trishtimit binë qilimit t'heshtjesë
Fundit të liqenit i zgjojnë uturimat
Qjejve të braktisur ikin bubullimat.
Shkojnë e vijnë kujtimet e përplasin derën
Në kristale ngricash e shendrrojnë pranverën
Stina ik nga stina pelerin e zezë
Mbi orët e mia resh e resh krahnez.
Zogu i plagosur luhatet maj plepit
Ëndrra e harruar nuk i qaset djepit
Nuk e do ninullën nuk e do as gjumin
Gjithqka ik përvajtshëm
Me valën e lumit!
Ref:
Ditët e mërzisë eh si vijnë papritur
Me një parambrëmje e qirinjë të fikur
E ndezin një mall e derdhin një lot
S'bashku me vetminë ngrejmë dollin e kotë!