current location : Lyricf.com
/
Songs
/
Değmesin Ellerimiz [Albanian translation]
Değmesin Ellerimiz [Albanian translation]
turnover time:2024-09-16 20:15:36
Değmesin Ellerimiz [Albanian translation]

Ah, sa e vështirë paska qenë të thuash "mbaroi"

Duke të të dashur akoma ty

Pa i puthur buzët e tua

Njëlloj si një e huaj

Ti e di, në çështjen e ndarjes, asnjë prej ne të dyve nuk është i zoti

Një shkëndijë ishte e mjaftueshme gjithmonë

Të vraponim për t'u kthyer tek njëri-tjetri

Të mos preken duart tona

Të mos takohen këta sy

Sërish zbutemi, largohemi

Harrohen premtimet

Ne nuk ia arritëm ndonjëherë

As të duhemi, as të braktisemi

As të rezistojmë përballë aromës së dashurisë së buzëve

Ne nuk ia arritëm ndonjëherë

As të duhemi, as të braktisemi

As të rezistojmë përballë vargjeve të mbushura të dashurisë

Prandaj, edhe njëherë,

Po qëndroj përballë teje

Ndoshta për herë të fundit

Të të pyes:

Mbaroi historia jonë?

Ç'është ky fund kështu?

E pavlerë ishte dashuria jonë

Duke luftuar dhe rezistuar?

Të mos preken duart tona

Të mos takohen këta sy

Sërish zbutemi, largohemi

Harrohen premtimet

Ne nuk ia arritëm ndonjëherë

As të duhemi, as të braktisemi

As t'i dalim për zot vetes e të përballemi me botën

Ne nuk ia arritëm ndonjëherë

As të duhemi, as të braktisemi

As të rezistojmë përballë atyre syve të cilët i kemi frikë

Të mos mbarojë historia jonë....

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by