Po vijnë të gjithë sot
miq edhe shokë
ditëlindjen time plot me gaz
të më urojnë
të vish dhe ti, si asnjëherë të pres
sot mbush i dashur unë 20 vjeç.
ashtu si dielli tokës i jep jetë
dhe dielli detit i jep ngjyrë plot dritë
dhe njëri-tjetrit i duhemi në jetë
për fjalën e ngrohtë dhe të mirë.
ti papritur hyre shok në ditët e mia
për herë të parë ndjeva dashuri
e bukur është ajo si vetë rinia
me jetë e mbroj.
shiko qyteti ndezi drita kudo
dhe çdo dritare mban një dashuri
kjo dritë e bukur vjen në sy dhe qëndron
zemra më thotë sa fort të dashuron.
ashtu si dielli tokës i jep jetë
dhe dielli detit i jep ngjyrë plot dritë
dhe njëri-tjetrit i duhemi në jetë
për fjalën e ngrohtë dhe të mirë
ti papritur hyre shok në ditët e mia
për herë të parë ndjeva dashuri
e bukur është ajo si vetë rinia
me jetë e mbroj.
ti papritur hyre shok në ditët e mia
për herë të parë ndjeva dashuri
e bukur është ajo si vetë rinia
me jetë e mbroj.