Një zemër e marrë, që të ndjek akoma,
Dhe ditë e natë mendon vetëm për ty,
Dhe nuk arrij kurrë të kuptoj,
Që ti shume do një tjetër e jo mua!
Një zemër e marrë, marrëzisht e marrë,
Që akoma beson se ti mendon për mua,
Nuk është e bindur se ti ke ikur,
Se më ke lënë dhe nuk do të kthehesh më!
Ma thuaj të vërtetën, të vërtetën,
Dhe ndoshta do kuptoj, kuptoj,
Sepse të vërtetën, ti s’e ke thënë kurrë!
Një zemër e marrë, që të do shumë,
Dhe t’i fal të gjitha që bën,
Por ti e di se herët a vonë ajo do të shërohet,
Do ta humbësh, kështu do ta humbësh!
Ma thuaj të vërtetën, të vërtetën,
Dhe ndoshta do ta kuptoj, kuptoj,
Sepse të vërtetën, ti s’e ke thënë kurrë!
Një zemër e marrë, që të do shumë,
Dhe t’i fal të gjitha që bën,
Por ti e di se herët a vonë ajo do të shërohet,
Do ta humbësh, kështu do ta humbësh!
Një zemër e marrë, që të do shumë,
Një zemër e marrë, marrëzisht e marrë,
Një zemër e marrë, që të do shumë,
Një zemër e marrë, marrëzisht e marrë...