Unë të lë, nuk më lë ti
Unë te lë, nuk më lë ti
Ti më dukesh i mërzitur
Nuk je më si në fillim
Të vazhdojmë kështu i dashur
Tani jo nuk ka kuptim
Ajo kohë kur ti më doje
Tani jo nuk kthehet më
Tani jo nuk kthehet më
Ciao, po të lë
[Besi:]
Kot të dukem i mërzitur
Se unë po maroj për ty
S'kom lon kish ene xhami
pa u lut për ne të dy
Ajo kohë kur ne u deshëm
Pse nuk mund të kthehet më
Pse nuk mund të kthehet më
Aman mos më lë
[Anila:]
Unë të lë, nuk më lë ti
Më lutesh si fëmi
Unë të lë, nuk më lë ti
Më dukesh si çudi
Do të shkoj, më mirë o djalë
Më mirë të rrimë të ndarë
Dhe sa herë të më kujtosh
do digjesh porsi zjarr
[Besi:]
Dale, dale, dale moj dale
Si don me m'lon
kur jam gjithë ky djalë
Pse, pse, pse ti po llastohesh?
Pse, pse, pse ti po vonohesh?
M'ke lon pa gjumë e m'ke dal ke ondrra
Amon prite lokun sa të vi nga Londra
Digje, digje shamin e beqarit
Leku derdhet lum sa ti kem shpiat e barit
Jari nani, nani, nani, nani opa
Me ty kom ron mrena si faja ke gropa
Zemrën ma nale dhe ma bone copa
Rripi rripi dap e rripi rripi dopa
M'ke lon pa gjumë e m'ke dalë te ondrra
Amon prite lokun sa të vi nga Londra
Digje, digje shamin e beqarit
Leku derdhet lum sa ti kem shpiat e barit
[Anila:]
Unë të lë, nuk më lë ti
Më lutesh si fëmi
Unë të lë, nuk më lë ti
Më dukesh si çudi
Do të shkoj, më mirë o djalë
Më mirë të rrimë të ndarë
Dhe sa herë të më kujtosh
do digjesh porsi zjarr