O Fat,
sikur hëna
ti je i ndryshueshëm,
gjithmonë shtohesh
ose zbehesh;
jetë e urryeshme
një herë shtypë
pastaj qetëson
sido që ti dëshiron;
varfërinë
dhe fuqinë
i shkrinë sikur akullin.
Fati – përbindëshor
dhe i zbrazët,
ti rrotë vorbulluese,
qëndron i lig,
mirëqenia është e kotë
dhe gjithmonë zhduket i tëri,
i hijëzuar
dhe i mbuluar
ti më sëmure mua;
tash përmes dinakërisë,
E sjelli kurrizin tim të zhveshur
për ligësinë tënde.
Fati, në shëndet
dhe në virtyt,
është kundër meje,
i shtyrë më tej
dhe i rënduar,
gjithmonë i skllavëruar.
Pra në këtë orë
pa vonesë
këpute telin vibrues;
sepse fati
e mposhtë burrin e fortë,
gjithkush vajtoni me mua!