Nuk më dalin fjalët,
për të të treguar sa shumë të dua,
Nuk di s'i t'a shpreh,
si më bën të ndihem,
si të ishte pranverë,
dhe dimri të mos ekzistonte,
për të prishur çdo gjë.
Më pe me atë buzëqeshje,
që ndryshon jetë,
Dhe tani nuk mund të pranoj faktin,
se ti mund të mos më duash.
Si të të shoh, në ato sy që më lënë në dimër,
kur e di që nuk janë të mitë dhe vdes?
Fati nuk do që ne të jemi bashkë.
Oh, dhe si të të them, që nuk dua që kjo dashuri të jetë kalimtare,
ndoshta do e kuptosh një ditë dhe unë do të jem duke të pritur?
Fati nuk duhet të na interesojë.
Nuk di si të jem vetvetja,
nëse ti nuk je përkrah meje,
këto muaj do të duken kaq të gjatë,
nëse nuk je pranë meje.
Dhe me atë buzëqeshje,
që nuk harrohet kurrë,
erdhe dhe të pashë, dhe nuk mundem më të duroj faktin që ti nuk më do.
Si të të shoh, në ato sy që më lënë në dimër, kur e di që nuk janë të mitë dhe vdes?
Fati nuk do që të jemi bashkë.
Oh, dhe si të të them, që nuk dua që kjo dashuri të jetë kalimtare,
ndoshta do e kuptosh një ditë dhe unë do jem duke të pritur?
Fati nuk duhet të na interesojë.
Dhe si të të harroj, kur jeta më mësoi se ti vjen e para?
Nuk më bëhet vonë për distancën, të dua
dhe e di që në fund do jesh përkrah meje.
Do të të pres!
Kur do me të vërtetë, koha nuk ekziston,
dhe të betohem që ky nuk është fundi i përrallës.
Fati nuk mundet të na ndajë.
Si të të shoh?