Hej kam rrit shtatin
ndër këto male.
Bashkë me qingja edhe dele
me bylbyla nër zabele.
Mbas kumbanës lojë e gëzime
si shqiponja ime.
O era lun me barin o naninani
O ani shoqet lozin o naninani
O fusha gaz po veshet o naninani
O lule e bar po qeshin naninani
O dridhet mali ç’ka u ba?
O lujnë bareshat në shulla.
Hej po tingëllojnë
shumë kumbana.
Po gurgëllon proi malore
lart në qiell bjeshka me bore.
N’bjeshkë dashnia brengë e madhe
sot nji fyell nuk kallet.