current location : Lyricf.com
/
Songs
/
Baki i t'pestit kat [English translation]
Baki i t'pestit kat [English translation]
turnover time:2024-11-25 16:01:54
Baki i t'pestit kat [English translation]

I qime nane si gjithmonë, Baki nga katuni!

Mas luftës erdh ne shehër, edhe ni banës e nxuni.

Dhomat i pastroi, edhe shiltet i shtroi,

Nji kalendar te Adelinës ne murin e vet e vnoi.

E ka rregullu për qefi dhe e ka shti ne ram,

Baki e thirrin krejt, a e ka emrin Bajram.

Shpejt e rregulloj banesën dhe u bo ma rahat,

Baki kojshi i ri, Baki i t‘pestit kat!

Hala pa knu gjelat, qohet e bon fizkulturë,

Baki osht djalë i mire, por shume pak ka kulture.

Për shembull, natën vone, kur krejt banoret janë ne gjumë,

Baki e lshon muzikën me zë, deri ne maksimum.

E ne mëngjes kur qohet, prape s’të len me pushu,

Ne ballkonin e vet ja nise, e qan dru!

Dhe pastaj i shkun tepihat ne shkalla para derës,

E na vujme prej pluhnit, timit edhe erës!

(x2)

Baki i t'pestit kat, e kom jaran edhe kojshi,

Po kulture ka shume pak, shpesh unë heki prej tij.

Një shqiptar shume i egër, me rrejt e ka zanat,

Po prape e kom jaran, Baki i t'pestit kat!

Baki jeton vet ne qytet e nuk punon kërkun,

Baba i vet e man, qe jeton hala ne katun.

Ndërsa ky ton ditën nguc qika, plaka edhe gra,

Nuk del ne ballkon kurrë, se tutet qe ka me ra.

Nuk pagune ujë, rryme; telefonin ja kane nallë,

Banesën tek tash e ka ble, se nuk dojke me dale.

Diskoteka ton natën, ku rrinë qytetaret,

Kishe osht “urbanizu”, ka nis mi shajt katunar’t.

Por nji problem i vogël me ju ndodh kojshive,

Baki kcen i par, i s'jau vnon menjën “t’Zive”!

Kur e nalke KEK-u rrymën, i pari thirrke n'telefon,

Jau shajke krejt Baki; me sha gjithmonë e ka pas zakon.

E ka pase nji femen qe e kputke tu e rreh,

Bakin fshtirë e ki me ftofë. se shume lehte e ki me nxe!

Me to mos bo problem, se je shume ma rahat,

Se nuk mundësh mu shty kurrë me Bakin e t’pestit kat!

(x2)

Baki i t'pestit kat, e kom jaran edhe kojshi,

Po kulture ka shume pak, shpesh unë heki prej tij!

Një shqiptar shume i egër, me rrejt e ka zanat,

Po prape e kom jaran, Baki i t'pestit kat!

Tash han veq ramstek, dhe nuk han ma burek,

Baki osht bo “shmek”, tash ka bo kerr edhe lek.

Kah i boni ato pare, nuk e din njeri i gjalle,

Garant i ka mshu dikun e jo me njersë ne balle.

Po qaj i vjetri ka mete hiq nuk ka ndryshu,

Jon edhe shume sene qe për Bakin nuk i kom kallxu.

Shume sene te këqija, dhe për faqe te zeze,

Për shembull, Baki i ka shti drutë e dimrit ne banese.

Ne mesdite nga dritarja, Baki nis e gjune me vo,

Dhe gjithmonë ta bon rrafsh, dhe kurrë s’të thotë jo.

Dhe kur s’ka qka bon, kur s’ka naj pune tjetër,

Ton ditën ne lift, te banesës tone te vjetër.

Nja dy here pat mete, beso ne rraje na pat teshe,

Tu bërtite për ndihme, banesën e pat qu peshe.

Po at qen e kom jaran, kshtu unë jomë shume rahat,

Se prape e qoj mire me Bakin e te pestit kat.

(x4)

Baki i t'pestit kat, e kom jaran edhe kojshi,

Po kulture ka shume pak, shpesh unë heki prej tij.

Një shqiptar shume i egër, me rrejt e ka zanat,

Po prape e kom jaran, Baki i t'pestit kat!

Comments
Welcome to Lyricf comments! Please keep conversations courteous and on-topic. To fosterproductive and respectful conversations, you may see comments from our Community Managers.
Sign up to post
Sort by
Show More Comments
Etnon
  • country:Albania
  • Languages:Albanian, English
Etnon
Latest update
Copyright 2023-2024 - www.lyricf.com All Rights Reserved